Telegrafi

Në Festën e Bajramit, aktori Marin Orhanasi shpreh dëshirën që të bëhet baba i një vajze

Marin Orhanasi (Foto: Instagram/marinorhanasi)

Aktori i njohur i humorit, Marin Orhanasi, ishte i ftuar pasditen e të martës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përkushtimit ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ai tregoi se ka nisur të agjërojë që në vitet e nëntëdhjeta, edhe pse këtë vit nuk agjëroi gjatë gjithë muajit të Ramazani.

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli” e konsideroi të shenjtë fenë islame, duke treguar se besimi ndaj Zotit e ka ndihmuar të ndihet më mirë e të falë mëkatet.

Në bisedë e sipër mbi ritet dhe zakonet gjatë Festës së Bajramit, Marini shprehu dëshirën për të qenë babai i një vajze.

Një dëshirë kjo që për momentin nuk është në listën e bashkëshortes, por ndoshta pas urimit të sinqertë të Marinit do të ndryshojë mendim.