Një çift i fejuar në Ferizaj kanë përfunduar në spital pas rrahjes mes vete që kanë pasur.
Policia ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se kjo ka ndodhur në rrugën “Reçaku”.
“Është raportuar se të dyshuarit një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, të fejuar, pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Më tej, Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/