Me rastin e 31 vjetorit të vdekjes së ish komunistit Enver Hoxha, në Ferizaj u mbajt akademi përkujtimore e organizuar nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enver Hoxhës.
Në këtë akademi për figurën dhe veprën e Enver Hoxhës, folën edhe përfaqësues të këtij formacioni.
Aty folën Kryetari i Frontit, profesori i filozofisë, Remzi Hasani, i cili tha se ishte Enver Hoxha arkitekti i shtetit të mirëfilltë shqiptarë poashtu folën edhe sekretari i përgjithshëm i frontit Agim Xhigoli, Erald Selca, profesor Sahit Salihu si dhe një simpatizant i veprës së Enver Hoxhës, Selver Bekteshi ardhë nga Kumanova.
Gjatë mbajtjes së kësaj akademie nuk munguan edhe poezitë për ish-diktatorin, njofton Klan Kosova.