Një rrahje midis vëllezërve në Ferizaj ka përfunduar me të lënduar dhe një të arrestuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Ferizaj, në orën 14 e 40 minuta.
Njëri prej tyre kishte sulmuar fizikisht dy të tjerë, të cilëve u kishte shkaktuar lëndime.
Ata, sipas raportit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa shkaktari i lëndimit, pra vëllai i tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/