Policia e Kosovës, ka arrestuar (3) tre persona të dyshuar në rajonin e Ferizajt ku dyshohen për vepra penale “mashtrim me subvencione” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia e Kosovës, rikonfirmon se është e vendosur në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në funksion të luftimit të veprave të kunderligjshme dhe vendosjen e ligjshmërisë në vend. /Telegrafi/