Sot në hapësirat e Feni Industrisë në Kavadar u bë shkatërrimi i armëve të cilët nuk kanë qenë në përdorim (armë automatike, gjysmë automatike, pistoleta), ndërsa të cilat më herët kanë qenë në përdorim nga njësiti i Ministrisë për Punë të Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Oliver Spasovski tha se bëhet fjalë saktësisht për 500 copa armë, pjesa më e madhe prej të cilave armë automatike, pistoleta, armë gjysmë automatike dhe ajrore, mitrolez dhe armë të ngjashme të cilat kanë qenë jashtë përdorimit, për shkak të problemeve të tyre dhe jashtë përdorimit nga njësitë në kuadër të MPB-së”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e këtyre proceduarave për zgjedhjen e personit juridik i cili do të bëj hetimin e armëve të dëmtuara, “së pari ishte marr nënshkrim dhe vlerësim i armëve të këtij lloji, me çka mund të thuhet se bëhet fjalë për armë për të cilat konfirmohet dëmtimet e tyre ose kanë qenë tërësisht jashtë përdorimit”, tha Spasovski. /Telegrafi/