Site icon Telegrafi

Në fatkeqësi thyen thonjtë më të gjatë në botë

Lee Redmond nga Salt Lake City në vitin 1979 i kishte caktuar vetes misionin jetësor që të rris thonjtë më të mëdhenj në botë. Që prej atëherë nuk i ka prerë dhe më vonë ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness. I kanë matur gjithsej 8.5 metra gjatësi, derisa ai më i gjati ka qenë në gishtin e madh të dorës së djathtë – rreth 90 centimetra.

Megjithatë, ëndrra i ka zgjatur shkurt. Të martën rekorderja e thonjve ka pasur një fatkeqësi trafiku i cili 30 vite mundim ia ka quar huq. Për fat të mirë ajo nuk është në rrezik për jetën, mirëpo nuk dyshojmë, Lee do të mund të ketë probleme me veten kur të këndellet.

Exit mobile version