Site icon Telegrafi

Në Fadil Vokrri do të ketë edhe tifozë bullgarë, 221 bileta i kanë rezervuar tifozët mysafirë

Bullgaria (Foto: Atsushi Tomura/Getty Images/Guliver)

Kosova dhe Bullgaria do të përballen me njëra tjetrën në Fadil Vokrri.

Për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë ndeshja e parë në kualifikimet e Euro 2020, ndërsa bullgarët do ta luajnë ndeshjen e dytë këtë vit.

Stadiumi Fadil Vokrri pritet të jetë i stërmbushur, pasi tanimë të gjitha biletat janë shitur.

Në kryeqytet na pret një atmosferë e jashtëzakonshme, por edhe mysafirët do të kenë tifozë në Prishtinë.

Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha të koeficienteve brenda pesë ditëve, tani Kosova favorite përballë Bullgarisë

Kombëtarja e Bullgarisë në këtë takim do të ketë përkrahjen e 221 tifozëve. Ndërsa 13,279 tifozë do të jenë vendas në këtë sfidë.

Kosova dhe Bullgaria do të përballen sonte me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version