Site icon Telegrafi

Në Facebook e merr vesh se po shkurorëzohej

Britanikja 35-vjeçare Emma Brady, ka deklaruar se për qëllimin e burrit të saj që pas gjashtë vitesh t’i jep fund martesës së tyre ka marrë vesh kur në Facebook ka lexuar që shkruan: "Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Bradyn".

Gruaja e re ka sqaruar se për këtë e ka njoftuar një mik i cili e ka thirrur nga Danimarka dhe e ka pyetur se si po ndihej për shkak të shkurorëzimit.

Emma Brady ka thënë se ka qenë “thellësisht e shokuar” kur për përfundimin e jetës së saj martesore ka marrë vesh në internet, në kohën kur vlerësonte se martesa e saj ishte e mirë dhe kishte “baticat e zbaticat” e veta.

Exit mobile version