Site icon Telegrafi

Në Evropë 26 milionë fëmijë e adoleshentë kërcënohen nga varfëria

Më shumë se 26 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Europë kërcënohen nga varfëria ose izolimi social.

Një nga pasojat më të rënda të kësaj gjendjeje është mungesa e arsimimit, që prek 1 adoleshent evropian në 5, të cilit i mohohet mundësia për të ndërtuar një të ardhme të pasur me mundësi dhe shanse.

Të dhënat janë publikuar në raportin me temë “Mposhtja e varfërisë arsimore deri në fëmijën e fundit”, i hartuar nga organizata “Save the Children”.

Sipas raportit, i prezantuar këtë të premte, kuota mesatare e të miturve që preken nga ky fenomen në nivel evropian është 28 për qind, shkruan Top Channel.

Ndërsa ndër vendet me përqindjen më të lartë të fëmijëve që i përkasin kësaj kategorie në Evropë rezulton Italia, me 32 për qind.

Në vlerësimin e hartuesve të dokumentit, arsimi i mohuar përbën një nga aspektet më shkatërrues të varfërisë fëmijërore.

Exit mobile version