Telegrafi

Në Europë rritet ndjeshëm inflacioni

Zyra për statistikat të Bashkimit Europianë thanë se përqindja e inflacionit u rrit me 2.8 për qind në prill, rreth 0.10 për qind më e lartë se muaji mars. Një rritje prej 38 për qind në çmimet e naftës bruto gjatë 6 muajve të fundit ka tronditur ekonomitë botërore.

Analistët parashikojnë se Banka Qendrore Evropiane do të rrisë përqindjen e interesit sërish këtë verë. Kjo rritje do të sjellë një periudhë të vështirë për qeveritë e Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Spanjës që janë në borxhe me Bashkimin Europian, dhe që po përpiqen që të shpëtojnë sistemet e tyre financiare përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe shtimit të taksave. /Telegrafi/