Telegrafi

Në Emergjencën e Gjilanit, mjekët kthejnë në jetë pacientin që kishte pësuar vdekje klinike

Besim Guda, kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ka njoftuar se ekipi kujdestar i Emergjencës së këtij spitali sot ia ka shpëtuar jetën një 56-vjeçari që kishte pësuar vdekje klinike.

Guda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekipi kujdestar i Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë.

“Një burrë 56 vjeçar pëson një vdekje klinike, por falë  profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipës kujdestare, pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën për kateterizim”, ka shkruar kardiologu, përcjell Telegrafi.

“Misioni ynë sot e përmbush. Ka shpresa për këtë popull”, ka shkruar ai. /Telegrafi/