Site icon Telegrafi

Në Egjipt zbulohet një sfingë e lashtë

Ministria e Antikiteteve të Egjiptit ka njoftuar se arkeologët kanë zbuluar një statujë të trupit të një luani me një kokë njeriu në qytetin e Asuansit, në jug të vendit.

Të dielën, Ministria e Antikiteteve tha se sfingu nga guri ranor u gjet në tempullin Kom Ombo gjatë punimeve për të mbrojtur vendin nga ujërat nëntokësore.

Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se statuja me siguri daton nga koha e Egjiptit të Ptolemeut. Dinastia e Ptolemeut qeverisi Egjiptin për rreth 300 vjet, nga 320 deri në vitin e 30 para epokës së re.

Egjipti shpreson që zbulimet e tilla do të inkurajojnë zhvillimin e turizmit, një degë e ekonomisë që ka pësuar dëme të mëdha pas trazirave politike që nga protestat e vitit 2011. /aa/

Exit mobile version