Site icon Telegrafi

Në Egjipt ekzekutohen nëntë të rinj, të akuzuar për vrasjen e prokurorit në vitin 2015

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet egjiptiane ekzekutuan sot nëntë të rinj të dënuar për vrasjen e prokurorit të përgjithshëm të vendit, në vitin 2015.

Në nëntor, Gjykata e Cassation, gjykata më e lartë e apelit e Egjiptit mbështeti dënimin me vdekje ndaj nëntë personave në fjalë, pasi u dënuan për vdekjen e Hisham Barakat, i cili u vra në një autobombë në Kajron lindore.

Djali i udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Taha Wahdan ishte në mesin e atyre që u dënuan me vdekje.

Barakat është zyrtari më i lartë egjiptian që është vrarë në një sulm militant që nga viti 2013.

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë konfirmuar ekzekutimet, përcjell gsh.

Dënimi me vdekje është kryer pavarësisht thirrjeve nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë “Amnesty International”, që autoritetet egjiptiane të ndalojnë ekzekutimin.

Exit mobile version