Këngëtarja Linda Halimi është duke u përballur me një problem serioz lidhur me të drejtat autoriale të saj.
Kjo, pasi një prej CD-ve të saj me nënshkrim, po shitet në eBay pa miratimin e saj.
Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në InstaStory.
“Mos e blini këtë! Kjo nuk jam unë duke e shitur atë! Dikush po shet CD të firmosura të mijat në Ebay! Mashtrim dhe thjesht gabim”, ka shkruar Linda në InstaStory.
“Unë e gjeta atë në Ebay disa javë më parë, por është shumë e shtrenjtë”, ka shkruar tutje këngëtarja.
Linda përndryshe shënoi rikthimin në muzikës disa javë më parë, kur u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”.
Ajo konkurron këtë vit me këngën “Want my love”, e cila vjen në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, dhe deri më tani është ndër këngët më të pëlqyera garuese të festivalit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KVIIjURUaQ8