Telegrafi

As në BE e as në Kosovë nuk tregojnë se çka është e jashtëzakonshme për EULEX-in (Video)

Vetëm me leje të institucioneve vendore dhe atë në raste të reja të jashtëzakonshme, EULEX-i mund të nis hetimin e rasteve të reja.

Por, çka është rast i jashtëzakonshëm për EULEX-in? Kush e bënë një rast të jashtëzakonshëm: rëndësia e personit të hetuar, numri i personave të hetuar apo edhe vepra penale për të cilën ai ose ata hetohen?

Në Bruksel nuk japin shumë shpjegime në këto pyetje, por thonë se në këto rrethana do të duhet të vlerësohet secili rast i veçantë. /Gazeta Tribuna/