Telegrafi

Në dyqanin e gjërave antike, shfaqet një hije misterioze (Video)

Pronari i një dyqani në Nottingham të Anglisë, është frikësuar nga një figurë që e ka parë duke lëvizur ndërmjet disa gjërave të varura.

Liam Woodgates ka qenë duke i kontrolluar ekranet e kamerave të sigurisë, kur e ka vërejtur ‘spektrin e bardhë’ teksa lëvizte ngadalë, transmeton Telegrafi.

Në xhirimin prej 15 sekondash, shihet ‘fantazma’ që shkon afër disa rrobave të vjetra, derisa zhduket pas murit.

Punonjësi i dyqanit që është ndërtuar para 130 vitesh, beson se ky është ‘shpirti i gruas së pronarit të mëparshëm’.

“Njëherë mendova se në lokal ka hyrë ndonjë hajn, por më pas e vërejta se bëhet fjalë për një fantazmë. Nuk kam dyshim se ishte zonja e pronarit, që dikur e zotëronte dyqanin”, ka thënë Woodgates, lidhur me rastin e çuditshëm. /Telegrafi/