Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet një burrë i moshuar, të cilit as që i trembet syri, kur në dyqanin në të cilin gjendej ai, futen tre hajna.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur një 83-vjeçar “nxjerr në pah guximin” në një dyqan në Irlandë dhe i ndjek ata nga dyqani.
Siç edhe mund të shihet Denis O’Connor luftoi kundër grabitësve, të cilët ishin të armatosur me çekiçë dhe të maskuar, në dyqanin e basteve në Glanmire, Co Cork.
Madje, ndërsa sulmuesit u larguan nga dyqani, O’Connor godet njërin prej tyre në pjesën e pasme, në daljen e tij.
Pamjet e ngjarjes janë kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe ngjarja thuhet të ketë ndodhur rreth orës 18.30 të shtunën në mbrëmje. /Telegrafi/