Site icon Telegrafi

Në dy raste policia e Maqedonisë konfiskoi 143 kilogramë marihuanë (Foto/Video)

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Maqedoni njofton se në dy raste ta ndara ka arritur që të zbulojë dhe konfiskojë 143 kilogram marihuanë.

Gjatë këtyre aksioneve janë arrestuar tetë persona, gjashtë nga Maqedonia dhe dy nga Shqipëria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e parë, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Ohër kanë penguar një kanal transportues marihuane nga Shqipëria, përmes Maqedonisë, për në Greqi.

Në Anet e Mavrovës, janë kapur 55 kilogram marihuanë, me vlerë prej 150 mijë euro, për të cilin rast janë arrestuar shtatë persona, gjashtë nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria.

Në rastin e dytë, në vendkalimin kufitar Deve Bair është arrestuar një shtetas tjetër i Shqipërisë, pasi që në automjetin e tij transportues janë gjetur 88 kilogram marihuanë.

Ndaj të gjithë personave do të ngriten paditë e duhura, në bazë të Nenit 215 të Kodit Penal të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version