Site icon Telegrafi

Në dy objekte në Tetovë, policia ka kapur 16 vajza

Gjatë kontrollit në dy objektet hotelerike në Tetovë, policia ka kapur plotë 16 vajza nga shtetase të Maqedonisë dhe shtetase të huaja, të cilat, siç deklarojnë nga Ministria për Punë të Brnedshme, i kanë argëtuar mysafirët.

Në njërin objekt në fshatin Sedllarcë e Epërme, përgjatë rrugës Tetovë-Gostivar, pronë e N.SH. (42) nga Tetova, janë gjetur 10 vajza, të cila pesë kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa pesë nga Shqipëria.

Në objektin tjetër për gjatë rrugës Tetovë-Zhelinë, pronë e A.H. (46) nga Tetova, janë kapur gjashtë vajza, të cilat dy kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa katër nga Serbia.

Të gjitha janë dërguar për procedurë të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version