Site icon Telegrafi

“Në dy javët e ardhshme Bullgaria do ta ratifikojë marrëveshjen e Maqedonisë për NATO”

“Në dy javën e ardhshme Bullgaria do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Maqedonisë në NATO”, tha ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zakharieva.

“Bullgaria ka interes që Maqedonia të jetë aleat i ynë në NATO. E njëjta qëndron edhe për hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha shefja e diplomacisë bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zakharieva theksoi se ratifikimi në Kuvendin bullgar mund të ndodh në seancën e ardhshme ose pas, me çka Bullgaria do të jetë ndër shtetet e para që do ta ratifikojnë marrëveshjen për pranimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version