Mohamed Salah është shprehur i kënaqur pas fitores vendimtare të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0, duke pranuar vështirësinë për të fituar në stadiumin Etihad.
Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi egjiptian vuri në pah sfidën e përballjes me skuadrën e Pep Guardiolës dhe vlerësoi performancën e ekipit të tij.
“Është e pabesueshme.. është një vend shumë i vështirë për të ardhur. Skuadër e fortë, trajner i jashtëzakonshëm. Ata mund të fitojnë çdo lojë këtu. Jam i lumtur që e fituam”.
“Është e veçantë, veçanërisht kur je në garën për titull. Është e pabesueshme. Ata fituan 4 trofe radhazi. Shpresojmë që të ruajmë qetësinë. Ndonjëherë presioni na vjen. Ne duhet të ruajmë qetësinë”.
“Ne duhet të fitojmë edhe një tjetër kampionat. Unë dhe djemtë e mëdhenj në ekip”, ka thënë Salah.
Pas kësaj fitoreje Liverpooli shkon në kuotën e 64 pikëve dhe mban pozitën e parë në tabelë, teksa City renditet në pozitën e katërt me 44 sosh. /Telegrafi/