Ky “Wimbledon nën-ujor” do të jetë i mbuluar me kulm të lakuar të mbështjellur ma xhama, duke bërë që të shihen peshqit sipër, teksa poshtë zhvillohet loja e tenisit.
Arkitekti Krzysztof Kotala, që vjen nga Polonia jo aq e pasur, ka zgjedhur Dubain luksoz për të realizuar ëndrrën, transmeton Telegrafi.
Arkitekti 30-vjeçar që po kërkon investitor për këtë projekt, ka thënë se “kjo e bën bashkë arkitekturën, teknologjinë e fundit dhe sportin”.
Në vendin ku është rrokaqielli më i lartë dhe ishulli në formë palme i ndërtuar nga njeriu, ka mundësi të ndërtohet edhe terreni i tillë nën ujë. /Telegrafi/