Një aksident komunikacioni ka ndodhur paraditen e sotme, kur si pasojë e ngricave dy vetura kanë rënë nga ura në lumë në fshatin Drelaj të Rugovës, por që fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 9:20 të mëngjesit Polica e Kosovës është e informuar për një aksident trafiku në fshatin Drelaj të Rugovës, ku kanë rrëshqitur dy makina dhe kanë rënë në lumë si pasojë e ngricave”, tha Rugova për Telegrafin.
Sipas zëdhënësit të Policisë, në këtë aksident nuk ka të lënduar. /Telegrafi/