Sot në drekë 2.000 të burgosur do të fillojnë protesta në burgun e ”Idrizovës” në Shkup. Të njejtës iniciativë i bashkangjiten edhe të burgosur nga Shtipi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të burgosurit do të protestojnë për 24 orë në oborrin e burgut ndërsa familjarët e tyre do t’i mbështesin nga jashtë.
Kjo protestë vjen pasi kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov refuzoi që të fal edhe ata në grupën e 56 faljeve për politikanët.
Të burgosurit do të mbështesin nga burgu edhe ”Revolucionin Laraman”./Telegrafi/