Site icon Telegrafi

Në Dragash groposen 20 tonët e mishit të prishur (Video)

Mishi i importuar në Kosovë nga vende të ndryshme, vazhdon t’i brengosë qytetarët, të cilët e konsumojnë me dyshim atë, raporton KTV.

Pasi ditë më parë u raportua që kishin hyrë lopë të ngordhura në vend, e as mishi i pulës nuk është shumë i sigurt.

Mbi 20 ton mish pule, i ardhur nga Britania e Madhe në Kosovë ishte me afat të skaduar.

Kjo sasi e mishit që ka hyrë në Kosovë me datën 5 të këtij muaji, është asgjësuar të enjten në terminalin doganor në Prizren.

Sipas Lamir Thaçit, autoritetet po mundohet që një mish i tillë të mos arrijë në tryezat e qytetarëve të Kosovës.

Mishi i pulës me afat të skaduar, është asgjësuar me ndihmën e kompanisë eko-regjioni të Prizrenit, përcjell koha.net. Ndërkaq, pastaj është dërguar për t’u groposur në deponinë në Dragash.

Exit mobile version