Site icon Telegrafi

Në Doha të Katarit u shënua 100 vjetori i pavarësisë

Në këtë festë ishin të pranishëm më shumë se gjashtëdhjetë shqiptarë që jetojnë në Doha. Takimi shërbeu si një rast bashkimi për të gjithë shqiptarët e trevave të ndryshme. Fjalën përshëndetëse e mbajti organizatori i takimit, Dr. Rifat Latifi, i cili pasi falenderoj të pranishmit për pjeswmarrjen mbajti një fjalim të shkurtër për vlerat që mbart kjo festë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Më pas ai ia kaloi fjalën ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi, i cili falwnderoi të gjithë pranishmit dhe u shpreh se ky është një moment historik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Më pas një fjalim përshëndetës mbajti edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë, Fuad Hasanovic, i cili pasi përshëndeti të pranishmit bëri urimet e rastit për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, transmeton INA.

Fjalimin përmbyllës e mbajti Prof. Hajredin Hoxha, i cili ngjashëm si pararendësit e tij përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh për rëndësinë që ka kombi për popujt dhe njerëzit dhe nxori në pah vlerat e kombit shqiptarë dhe rëndësinë që duhet të luajnë këto vlera për të ardhmen.

Manifestimi vijoi me një darkë solemne për të gjithë të pranishmit, ajo u shoqërua edhe me muzikë dhe valle tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare. Në fund të takimit nën hijen e flamurit kombëtar u realizua një foto kujtim për këtë ngjarje të rëndësishme historike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version