Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me re dhe i freskët me reshje lokale të shiut, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë.
Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri më 10, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 12 deri më 18 gradë.
Dhe në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm i vrenjtur dhe me mundësi për reshje shiu.
Të martën në orët e pasdites, vranësirat do të zvogëlohen, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të fryjë një erë e lehtë. Ngrohja e motit pritet të ndodhë ditën e premte./Telegrafi/