Kylie Minogue i ka dhënë fund romancës me Joshua Sasse.
Megjithëse disa ditë më parë ajo thoshte se ishte e lumtur që shumë shpejt do të merrte mbiemrin e tij, por dje ka marrë gjithçka fund.
Në një foto të publikuar prej mediave, këngëtarja australiane shfaqet duke qarë dhe duket qartë se është plotësisht e shkatërruar, transmeton Telegrafi.
Kylie thuhet se e ka përzënë nga shtëpia aktorin britanik, pasi zbuloi se e kishte tradhtuar me aktoren spanjolle Marta Milans.
Tashmë Kylie e ka hequr nga dora unazën e saj të fejesës. /Telegrafi/