Në shumë prej vendeve në botë, 27 shtatori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave.
Me këtë rast, këngëtari Robert Berisha ka bërë një dedikim të veçantë për të bijën e tij, Renee.
I njëjti ka publikuar një fotografi krah saj në Instagram, përmes së cilës zgjedh fjalët më të bukura për të.
“Ti je dielli im, hëna dhe gjithë yjet. Ti i ke dhënë kuptim jetës time. Urime Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta në mesin e tyre një edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.
“Renee-ja ime e bukur”, shtoi Istrefi.
Ndryshe, Nora dhe Roberti janë ndarë që një kohë, por vazhdojnë të ruajnë raporte të mira për shkak të vajzës së tyre. /Telegrafi/