Site icon Telegrafi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u organizua marsh kundër vrasjes së grave në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Pallatin e Drejtësisë është organizuar marsh kundër vrasjes së grave.

Dhjetëra protestues mbanin në duar pankarta me sloganet:

“Edhe sa thirrje të humbura”,

Vrasja e Grave është urgjencë kombëtarë”,

Pse fuqia e zanit tem është më e pa rëndësime se aktet abuzuese”.

Ndërkaq, Adelina Tershani nga Rrjeti i Grupit të Grave, deklaroi se po protestojnë ngase vrasja e grave në Kosovë nuk po trajtohet seriozisht nga drejtësia.

Lexo po ashtu Dita Ndërkombëtare e Gruas 2022 - Data, historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Edhe Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.

Në këtë ngjarje prezent ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani ka uruar që fjalët “gratë” dhe “vajzat” të jenë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit.  Ajo ka përmendur edhe rastet e dhunës në familje dhe papunësinë e lartë.

Ndërkaq Kurti tha se organizimi i përbashkët institucional është e vetmja alternativë. Sipas tij, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore./Telegrafi/

Exit mobile version