Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me sindromën Down është realizuar një marsh të cilit iu bashkua edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu dhe shumë qytetarë të tjerë.
Nën moton “Ec me këpucët e mia”, e me pankarta që mbanin mbishkrime “Mos më paragjyko”, “Bashkëpunues”, ky marsh nisi nga Kuvendi i Kosovës dhe vazhdoi deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në vazhdën e aktiviteteve të realizuara sot, studentët e Kolegjit AAB – dega Gjakovë vizituan shoqatën Handikos.
Studentët ishin të shoqëruar nga profesorët e tyre, të cilët për rreth një orë vizituan hapësirat e “Handikos Gjakovë” dhe qëndruan me fëmijët me sindromën Down të cilëve ju dhuruan dhurata për ditën e tyre.
Handikos ka falënderuar profesorët dhe studentët e Kolegji AAB, për vizitën dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.