Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten, 6 qershor, në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë.
Nga burime mirë të informuara mësohet se me 6 qershor presidenti Thaçi udhëton për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku merr pjesë në një konferencë bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas gazetës Express, mediat sllovake shkruajnë se konferenca Globsec është e treta më e madhe në botë. Aty marrin pjesë shumë personalitete botërore nga 60 shtete.
Ajo do të mbahet me 6,7 dhe 8 qershor.
Zyra e presidentin deri tash nuk ka lëshuar asnjë njoftim rreth shkuarjes së Presidentit në kryeqytetin sllovak.
Thuhet se qëllimi i takimit Thaçi-Vuçiq do të jetë shqyrtimi realist i opsioneve aktuale për Samitin e Parisit.
Takimi i presidentit kosovar dhe atij serb, në kryeqytetin e shtetit që nuk e ka njohur Kosovën, bëhet në të njëjtën ditë kur kryeministri Haradinaj do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Nga kabineti i kancelares Merkel tashmë është konfirmuar takimi i Haradinajt me kancelaren gjermane, ku do të bisedohet për marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. /Telegrafi/