Forcat e rendit në Irak, kanë hedhur gaz lotsjellës dhe qëlluan me plumba gome, në përpjekje që të shpërndajnë protestuesit e shumtë në Bagdad.
Si pasojë e këtyre goditjeve, dy persona kanë mbetur të vdekur, duke u bërë kështu gjithsej 16 protestues, që vriten brenda këtyre tri ditëve, transmeton Telegrafi.
Gjatë protestave të dhunshme, mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar, andaj kanë kërkuar ndihmën mjekësore, për shkak të lëndimeve të konsiderueshme.
Protestuesit kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit, shkaku i pakënaqësive ndaj korrupsionit të lartë, në këtë shtet të pasur me naftë.
Mungesa e kuorumit, ka bërë që parlamenti të mos e zhvillojë një seancë lidhur me protestat, e cila është shtyrë për nesër. /Telegrafi/