Llogaria në Twitter e presidentit amerikan, Donald Trump është “zhdukur” të enjte, por është kthyer menjëherë, kanë bërë të ditur nga kompania e rrjetit social.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një punëtor i kësaj kompanie e kishte bërë atë qëllimisht, në ditën e fundit të tij të punës aty.
Siç thuhet më tej, llogaria ishte larguar për rreth 11 minuta.
Postimet e presidentit amerikan Trump, i cili ka rreth 42 milionë ndjekës, kanë shkaktuar shpesh reagime.
Për këtë, thuhet se jo rrallëherë nga përdorues të ndryshëm është kërkuar bllokimi i llogarisë së tij. /Telegrafi/