Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kërkoi në ditën e tetë të konfliktit midis armenëve dhe azerëve, kërkoi tërheqjen e forcave armene nga Nagorni-Karabaku.
“Unë kam vetëm një kusht për armëpushim”, tha Aliyev në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
“Forcat armene duhet të largohen nga territori ynë,” tha ai, duke kërkuar nga kryeministri armen, Nikola Pashinyan “t’i kërkojë falje popullit azerbajxhanas”, transmeton Telegrafi.
Aliyev gjithashtu kërkoi që Pashinyan të përcaktojë një “plan të saktë” për tërheqjen armene nga Nagorni-Karabak.
“Atëherë ne do të urdhërojmë një armëpushim”, premtoi Aliyev, duke këmbëngulur se Azerbajxhani ka të drejtën historike.
Nagorni-Karabaku u shkëput nga Azerbajxhani në luftën 1990-1994, në të cilën u vranë 30 mijë njerëz, por nuk njihet në botë si një republikë e pavarur.
Karabaku është pjesë integrale e Azerbajxhanit, por popullsia është kryesisht armene. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1980, Nagorni-Karabak votoi për aneksimin e Armenisë – duke shkaktuar një luftë që u ndalua nga një armëpushim i vitit 1994. /Telegrafi/