Site icon Telegrafi

Në Ditën e Mjedisit, largohen mbeturinat në Deponinë e Trudës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi të dielën se kanë filluar pastrimin e mbeturinave në Deponinë e Trudës.

Ky aksion është ndërmarrë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.

Kryetari Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nis edhe implementimi i projektit për revitalizimin e kësaj hapësire të kryeqytetit.

“Ditën Botërore të Mjedisit po e shënojmë me aksionin e radhës të pastrimit të mbeturinave në Deponinë e Trudës. Shumë shpejt do të implementojmë edhe projektin për revitalizimin e kësaj hapësire të Kryeqytetit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version