Një çift britanik si duket nuk e nisi mbarë jetën martesore – pasi nusja goditi burrin e saj në testikuj gjatë një loje në dasmë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Chesterfield e veshur me fustanin e saj të bardhë goditi me top bejsbolli bashkëshortin e saj Matt Chesterfield.
Në ato momente burri i saj bie në tokë dhe duke u rrotulluar nga dhimbja.
Më pas, Sarah përfundimisht u sigurua se partneri i saj ishte mirë, pasi të dy ndanë një puthje në kopsht.
Incidenti i papritur ndodhi kur çifti u martua më 25 shtator në Carlyon Bay Hotel, në Saint Austell, Cornwall të Anglisë. /Telegrafi/