Site icon Telegrafi

Në ditën e martesës dhëndri përfundoi në spital, nusja dhuroi shou – vallëzoi me një kukull që mbante fotografinë e partnerit

Një vajzë e re nga Karolina e Veriut u bë hit në rrjete sociale, kur publikoi videon nga martesa.

Në fakt Christine Karmin në TikTok publikoi videon, ku shihen duke vallëzuar me versionin e improvizuar të bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.

Në fakt ky version i dhëndrit është një kukull mbi të cilën është vendosur një tablet që shfaq fotografinë e tij.

Sipas protagonistes së videos, dhëndri ishte sëmurë para martesës, e më vonë ishte dërguar në spital pasi ishte helmuar me ushqim.

Duke mos dashur të anulojë ngjarjen, pasi ky ishte tentimi i tyre i tretë i martesës gjatë pandemisë së coronavirusit, nusja bisedoi me ekipin ku po mbahej ceremonia dhe mendoi një plan për rast urgjent.

Ajo krijoi një kukull me kostum dhe tablet që kishte fotografinë e fytyrës së dhëndrit, me të cilin vallëzoi.

“Në të mirë dhe në të keq. E njëjta gjë na ndodhi në ndodhi në ditën e martesës. Bashkëshorti im shumicën e kohës e kaloi në tualet. Tentova të argëtohem me mikeshat e mia”, ishte një prej komenteve të shumta përbri videos. /Telegrafi/

@thevictorianyoungsvillehe had severe food poisoning & is doing better now! ? #weddingtiktok #manifestation #relationships #selfcare #wedding #fyp #horrorstory #weddingfail

♬ SAD GIRLZ LUV MONEY Remix (feat. Kali Uchis and Moliy) – Amaarae & Kali Uchis

Exit mobile version