Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan për të katërtën ditë rresht më shumë se 1,000 vdekje shkaku i coronavirusit.
Në 24 orët e kaluara, 1,019 njerëz vdiqën gjersa edhe një ditë më parë, numri i vdekjeve ishte 1,140, raporton Financial Times.
Përkundër kësaj, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kaylee McEan njoftoi dje se fëmijët duhet të kthehen në shkollë, edhe nëse studimet e ardhshme zbulojnë se ata transmetojnë COVID-19, sepse ata kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes.
Teksasi raportoi vdekje rekord prej 206 personash gjatë ditës së mërkure, Florida pati një numër rekord vdekjesh të enjten – 173, dhe California të mërkurën – 159, transmeton Telegrafi.
Gjithsej 145.352 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri më tani. Të paktën 68.800 raste të infeksionit u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara dhe një total prej më shumë se 4.2 milionë njerëz u infektuan.
Edhe pse numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara po rritet për javën e dytë me radhë, ai është akoma dukshëm nën nivelin e muajit prill, kur coronavirus vrau mesatarisht 2,000 njerëz në ditë.
Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë në numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19. /Telegrafi/