Telegrafi

Në ditën e dasmës, nusja dhe dhëndri u bllokuan në ashensor

Derisa po zbrisnin nga banesa e nuses, ashensori ndaloi papritmas. Të veshur me rrobat më të mira solemne, me nusen që kishte fustanin e bardhë dhe vellon e gjatë, ata mbetën për disa minuta në kabinën e ashensorit, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, kujdestarët e hapën derën dhe ata arritën të dalin të pa lënduar.

Edhe pse kaluan nëpër vështirësi, nusja dhe dhëndri arritën me kohë që t’ju bashkohen të ftuarve për të nisur ceremoninë. /Telegrafi/