Site icon Telegrafi

Në ditën e dasmës – Klea Huta ia dedikon një këngë Elgit Dodës

Elgit Doda dhe Klea Huta mbrëmë (e diel) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ambient përrallor në jug të Shqipërisë.

Çifti organizuan një dasmë të madhe tradicionale, ku të ftuar ishin shumë nga figurat e njohura të showbizit.

Klea ka shkëlqyer në çdo paraqitje, ndërsa zgjodhi tre fustana të bardhë elegant.

Atmosfera ishte e zjarrtë me këngëtarët kryesorë që performuan: Juliana Pashën dhe Artiola Toskën.

Lexo po ashtu Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëlqyen në dasmën e Elgitit dhe Kleas

Krejt në fundit, Huta ia dedikoi një këngë tashmë bashkëshortit të punuar nga Kledi Bahiti.

Ajo përcolli plot emocion teksa e interpretoi para të gjithëve, duke e bërë kështu ceremoninë edhe më të veçantë.

Ata vlen të ceket se janë bashkë që shumë vite dhe kanë një djalë trevjeçar, Krid. /Telegrafi/

Exit mobile version