Site icon Telegrafi

Në Ditën e Baballarëve, Vesa Luma zgjedh fjalët më emocionuese për bashkëshortin Big Bastën

Vesa Luma dhe Big Basta (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, prej vitesh janë zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re.

Ditën e sotme (e diel) në shumë vende të botës kremtohet ‘Dita e Baballarëve’, përfshirë këtu edhe vendin e lartpërmendur.

Me këtë rast, artistja shqiptare ka shprehur fjalët më të bukura për partnerin e saj tashmë shumëvjeçar në ditën e rëndësishme.

Big Basta dhe Vesa Luma (Foto: Instagram)

“Gëzuar babait që lëviz malet për këtë vogëlush. Të duam nga Zelanda e Re dhe mbrapa”, ka shkruar Vesa, teksa ka ndarë disa fotografi të Big Bastës me Lianin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Dyshja duken mjaft të lumtur në fotot e realizuara ndër vitesh dhe siç shihet ky është shembulli adekuat i një babai të përkushtuar.

Vesa dhe reperi nga Shqipëria nga martesa e tyre kanë një djalë të vetëm të quajtur, Lian.

Çifti po ashtu kanë paralajmëruar edhe një projekt së bashku, i cili pritet të prezantohet së shpejti para fansave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version