Site icon Telegrafi

Në Ditën Botërore të Turizmit, Veseli viziton pjesën e brezit kufitar me Maqedoninë Veriore

Në Ditën Botërore të Turizmit, kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që të vizitojnë bjeshkët e Kosovës.

Veseli, i cili ka postuar edhe fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duke eksploruar nga natyrën e bukur të Kosovës, kontribuohet edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit.

“Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral”, shkruan Veseli.

Lideri i PDK-së, duke kujtuar luftën ka thënë se pjesa me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, dikur kalohej me ushtarë, tani kalohet me turistë.

“Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj”, ka thënë Veseli, njofton Telegafi.

Exit mobile version