Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e bashkëshortes, Shpat Kasapi zbulon se po bëhen prindër për herë të parë

Foto: Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ndan me fansat postime të ndryshme, derisa së fundmi i ka bërë një dedikim bashkëshortes së tij, Selvije Jaos, me rastin e ditëlindjes.

Artisti nga Maqedonia mes tjerash ka zbuluar se bashkë po bëhen prindër për herë të parë.

Shpat Kasapi (Foto: Instagram)

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë”.

“E sidomos tani që po presim një engjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë”, janë fjalët e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor, gjersa u fejuan në dhjetor të vitit që lamë pas.


Ata tashmë bashkëjetojnë dhe nuk kanë rrëfyer akoma detajet e tjera të shtatzënisë. /Telegrafi/

Exit mobile version