Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e Adelinës, Bardhyl Meta rikujton mbështetjen e gruas në luftën e tij me kancerin: Ti je fryma ime!

Bardhyl Meta përsëri e ka rikujtuar mbështetjen e madhe të gruas së tij, Adelina Thaçi Meta, në momentet më të vështira në jetën e tij.

Këtë gjë, ai e ka bërë pikërisht në ditëlindjen e bashkëshortes përmes një urimi në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Bardhyl Meta rrëfen momentet e vështira pas operacionit dhe fjalët që ia kishte pëshpëritur Adelina në vesh gjatë kohës sa ishte në koma

“Sot e ka ditëlindjen – nëna e Fionës dhe Melisës – Adelina Thaçi Meta – ajo, që ishte pranë meje në çdo sekondë, në luftën time me kancerin – Ajo – që më riktheu prej ‘asaj bote’ – duke më recituar e kënduar këngët e poezitë që i dua më së shumti – ndërkohë që unë kisha mbet vetëm një frymë…!”.

“Zemër, fryma ime, e Fionës e Melisës – jetofsh sa malet e Kosovës, gjithherë faqebardhë – ashtu si të ka falë i Madh Zot!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Bardhyl Meta kohë pas kohe i kujton përjetimet gjatë luftës së tij me sëmundjen, ndërsa është shprehur krenar dhe me fat që Zoti ia ka dhuruar një burrneshë si bashkëshorte. Theksojmë se ai u desh të mjekohej në Gjermani, duke qenë se sëmundja e tij ishte e rrallë dhe nuk mund të trajtohej në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version