Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 40-të, Gisele Bundchen mbjell 40 mijë fidanë

Gisele Bundchen (Foto: Getty Images/Guliver)

Bukuroshja braziliane, Gisele Bundchen, ka vendosur ta falënderojë natyrën me mënyrën e saj të veçantë për gjithçka që i ka dhënë.

Manekinia e njohur është njëherësh edhe ambasadore e vullnetit të mirë për programin Environment të OKB-së.

Kështu, në ditëlindjen e saj të 40-të, ajo ka vendosur që me ndihmën e miqve dhe familjarëve të mbjellë 40.000 fidanë për të dhënë kontributin e saj në rimëkëmbjen e natyrës.

“Siç e dinë disa nga ju, ditëlindja ime është më 20 korrik. Dhe nuk është thjesht një ditëlindje! Nuk mund të besoj se po i mbush 40 vjet”.

“Më duket sikur një kapitull krejtësisht i ri i jetës time po fillon dhe doja ta festoj në një mënyrë kuptimplotë, kështu që vendosa të mbjell 40.000 fidanë”, ka shkruar modelja.

Ajo ka treguar se fillimisht kishte menduar që mbjelljet t’i bëjë në Amazona të Brazilit, por për shkak të pandemisë, është dashur të tërhiqej nga kjo ide. Prandaj, u ka kërkuar njerëzve që ndodhen atje që të mbjellin fidanë nëse munden. /Telegrafi/

Exit mobile version