Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 38-të, aktorja Gina Rodriguez njofton se po bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e famshme amerikane, Gina Rodriguez, ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e bëri të ditur në një video që ka shpërndarë në Instagram, teksa në po këtë ditë feston ditëlindjen e 38-të.

“Kjo ditëlindje është ndryshe”, tha ylli i “Jane The Virgin”.

Foto: Screenshot/Instagram

Klipi përfshin disa fotografi të artistes, në një prej tyre duke e puthur bashkëshortin e saj, Joe LoCicero, e me një imazh tjetër duke mbajtur një test pozitiv shtatzënie.

“Çdokush mund të të dëshirojë. Por duaje të ndryshmen e tij kur dikush në të vërtetë të vlerëson”, thuhet në klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gina Rodriguez

Të shumta qenë reagimet në rrjet, me miqtë e dyshes duke shprehur urimet e tyre më të mira.

Rodriguez dhe LoCicero, 35 vjeçar, u takuan në xhirimet e “Jane the Virgin” në vitin 2016.

Dyshja konfirmuan fejesën dy vjet më vonë dhe u martuan në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version