Telegrafi

Në ditëlindjen e 35-të, Robin Krasniqi zbulon se po bëhet baba për herë të parë

Foto: Instagram

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen e 35-të.

Ai me këtë rast në rrjete sociale ka zbuluar se po bëhet baba për herë të parë, me një fotografi të ultrazërit.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë”, nisi shkrimin Krasniqi.

“Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë”, tha tutje ai.

Lexo po ashtu Kurorëzohen në Gjermani Robin Krasniqi dhe Marigona

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat e tyre.

Robini dhe modelja Marigona Krasniqi ndërkohë rreth dy javë më parë kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.

Çifti në anën tjetër u fejuan në fillim të këtij viti në një ceremoni të vogël vetëm me familjarët. /Telegrafi/