Maria Sharapova, e cila fitoi të katër titujt e tenisit Grand Slam gjatë karrierës së saj, festoi ditëlindjen e saj të 35-të të martën (19 prill), por do ta kujtojë atë ditë për më shumë se një arsye pasi njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarën Alexander Gilkes.
Ish- ylli i tenisit ka postuar një foto në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa pozonte në plazh.
“Fillimet e çmuara. grënia e tortës së ditëlindjes për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Sharapova, e cila u tërhoq nga sporti vetëm dy vjet më parë, njoftoi fejesën e saj me biznesmenin britanik Gilkes në dhjetor të 2020, shkruan CNN.
Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2018 dhe Gilkes shihej shpesh herë në fushën e lojës për të përcjellur Sharapovën në fund të karrierës së saj.
Ish-numri 1 i botës ishte një nga tenistet më të famshme në botë gjatë karrierës së saj.
Ajo është një nga vetëm 10 femrat që ka fituar të katër titujt e Grand Slam-it gjatë karrierës së saj, duke përfunduar me gjithsej pesë fitore të mëdha.
Paraqitja e saj e fundit ishte në “Australian Open 2020”, ku u eliminua në raundin e parë nga Donna Vekic.
Sharapova mblodhi më shumë se 38 milionë dollarë (34.9 milionë euro) nga çmimet në karrierën e saj, sipas faqes së internetit të WTA. /Telegrafi/